Është çështje që i ndan në dy ekipe të ndryshme shumicën e çifteve: a duhet të flemë me dritare hapë apo të mbyllur?
Më në fund shkenca i është përgjigjur kësaj pyetje me fakte konkrete – dhe është fitore për ekipin që sugjerojnë të flemë me dritare hapur, transmeton Telegrafi.
Studimi i publikuar në revistën ‘Indoor Air’ tregon se mbajtja hapur e dritareve dhe dyerve të dhomës së fjetjes i zvogëlon nivelet e dyoksidit të karbonit, rrjedhimisht e përmirëson kualitetin e gjumit.
Hulumtuesit e Holandës i kishin rekrutuar 17 vullnetarë beqarë të cilët kishin qenë në vitet e tyre të 20’ta, dhe e kishin monitoruar gjumin e tyre për pesë net, qoftë nëse kishin fjetur me dritare apo derë hapur, ose me dritare apo derë mbyllur.
Gjumi i pjesëmarrësve pastaj ishte vlerësuar përmes disa metodave: përmes anketimeve të cilat i kishin pyetur se sa të pushuar ndiheshin; përmes pajisjeve që e gjurmonin lëvizjen e tyre, temperaturën e trupit dhe nivelet e djersës; dhe përmes sendorëve nën jastëk të cilët e matnin se sa të papeshuar ishin.
Të gjitha dhomat e fjetjes, pavarësisht a kishin qenë dyert dhe dritaret hapur apo mbyllur, kishin pasur një temperaturë mes 18 dhe 22 gradëve celsius – temperatura optimale për gjumë.
Nga këto eksperimente, hulumtuesit se pjesëmarrësit të cilët kishin fjetur me dyer apo dritare hapur kishin bërë gjumë më të mirë, ishin zgjuar më rrallë gjatë natës dhe kishte pasur nivele më të ulëta të dyoksidit të karbonit në dhomë.
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende