Administratorja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Fidelma Donlon ka thënë se si obligim për të do të jetë formimi i një liste të avokatëve mbrojtës për viktimat. Sipas saj, numri i aplikacioneve është duke u procesuar dhe në momentin kur edhe do të bëhet verifikimi i aplikacioneve, lista e emrave të avokatëve, mbrojtës do të bëhet publike.
“Sipas ligjit jam e obliguar të bëj një list të avokatëve mbrojtës qe do të mbrojnë viktimat. Mund të raportoj qe një numër i aplikacioneve janë duke u procesuar dhe ky aplikacion është ende i hapur. Do ju siguroj që me kohë që sapo të bëhet verifikimi i aplikacioneve, lista e emrave të avokatëve do te publikohet”, ka thënë ajo shkruan arbresh.info.
Donlon ka pohuar se nëse të akuzuarit nga kjo gjykatë nuk kanë mjete të mjaftueshme për ta mbrojtur veten, atëherë Dhomat e Specializuara do ta kenë skemën juridike.
“Nëse një nga të akuzuarit nuk ka para të mjaftueshme për të mbrojtur veten pranë gjykatës, apo nuk ka mjete financiare të mjaftueshme për këtë, atëherë Dhomat e Specializuara do të kenë skemën juridike, në mënyrë që atyre tu mundësohet mbrojtja nga ndonjë avokat”, ka thënë ajo.
Sipas saj, gjykatorja do të jetë e pajisur që të bëj shtrembërimin e fytyrës dhe zërit nëse kjo është e nevojshme për ndonjë dëshmitar.
“Njësia për Mbrojtjen e Viktimave dhe Dëshmitarëve ka psikologë të cilët i trajtojnë këta persona, të cilët duhet të mbrohen gjatë procedurës së gjykimit”, ka shtuar ajo.
Donlon, nuk ka lënë pa përmendur edhe aktivitetet e tyre që do t’i bëjnë gjatë viteve të ardhshme në Kosovë sa i përket transparencës.
“Qëllimi ynë është që qysh në fillim të vitit të ardhshëm të rritim komunikimin me shoqërinë civile këtu në Kosovë për të ditur më shumë transparencën”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...