Trendafilova përmend katër arsyet e ardhjes në Prishtinë

14:47 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka dhënë katër arsyet e ardhjes së sotme, raporton arbresh.info.

“Të jap detaje në lidhje me Dhomat e Specializuara në lidhje me mandatin, së dyti të vendosim besimin për drejtësi të paanshme dhe të pavarur. Së treti ato do të jenë transparente dhe së katërti do të respektojë viktimat,” është shprehur Trendafilova për herë të parë në Prishtinë para shoqërisë civile dhe mediave.

Ajo thekson se Specialja është themeluar për të siguruar gjykime të drejta.

Ngjarjen e sotme e ka cilësuar si më të rëndësishmen që nga emërimi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1605660822832337/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme