Google ADS

Keylor Navas rikthehet në stërvitje

14:40 | 23 Nëntor 2017
Arbresh Info

Zinedine Zidanes i është dhënë një shtytje para ndeshjes të së shtunës ndaj Malagas me rikthimin e portierit Keylor Navas në stërvitje.

Reprezentuesi i Costa Ricas ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon në La Liga për Real Madridin për shkak të disa lëndimeve në muskuj por është stërvitur me intensitet “normal” me skuadrën e parë të enjten, transmeton portali arbresh.info.

Sergio Ramos ishte gjithashtu i përfshirë në skuadër, por është stërvitur me maskë për të mbrojtur hundën e tij të thyer, gjë për shkak të së cilës u detyra të largohet nga fusha javën e kaluar ndaj Atletico Madridit.

Gareth Bale dhe Matteo Kovacic vazhdojnë qëndrimin jashtë fushës dhe nuk janë në dispozicion për kampionin evropian.

Takimi ndërmjet Real Madridit dhe Malagas zhvillohet në stadiumin Bernabeu të shtunën duke filluar nga ora 16:15./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme