Google ADS

Neymar: Spekulimet për transferim në Real Madrid, të mërzitshme

14:14 | 23 Nëntor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar i është përgjigjur ashpër raporteve që e lidhin atë me transferimin në të ardhmen te Real Madridi.

Braziliani iu bashkua gjigantit francez për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro nga Barcelona këtë verë, por raportet sugjerojnë që ai është i pakënaqur te klubi në Liga 1 dhe mund të largohet për transferim në të ardhmen te Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur direkt nga gazetarët për lidhjet me Real Madridi, braziliani ka thënë: “Kjo temë është shumë e mërzitshme nga ju”.

Sergio Ramos, Casemiro dhe Dani Ceballos janë disa nga lojtarët e Real Madridit që kanë deklaruar se “dera është e hapur” për ish yllin e Barcelonës për t’iu bashkuar kampionit të Spanjës dhe Evropës.

Neymar realizoi dy gola dhe krijoi një asistim për skuadrën e trajneri Unai Emery mbrëmjen e kaluar në Ligë të Kampionëve në fitoren e thellë 7 me 1 ndaj Celticut./arbresh.info/

https://twitter.com/SportdecApp/status/933647237279813633

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme