Google ADS

Bëni tuajat këto 5 shprehi… për një jetë të gjatë e të shëndetshme

13:55 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Të gjithë njerëzit duan ta jetojnë një jetë të gjatë, të lumtur e të shëndetshme.
Por, një qëllim i tillë mund të arrihet vetëm nëse gjatë viteve të rinisë dhe moshës së mesme kujdeseni për shëndetin tuaj.

Bëni seks

Hulumtimet zbulojnë se seksi i rregullt në vitet e vonshme është fantastik për shëndetin kardiovaskular të grave.

Bëhuni të shoqërueshëm

Studimet e ndryshme me mbi 3 milionë njerëz kanë zbuluar se vetmia është po aq e rrezikshme sa obeziteti për shëndetin tonë. Prandaj, ekspertët rekomandojnë që t’i mbani lidhjet e forta me miqtë dhe familjen.

Optimizmi

Gratë të cilat kanë pikëpamje optimiste janë më pak të prira të bien pre e vdekjes së parakohshme.

Ushtrimet e rregullta

Ushtrimet e rregullta ju ndihmojnë të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm. Ato janë të mira për shëndetin kardiovaskular, si dhe për shëndetin e trurit.

Kafja

Çaji mund të ndërlidhet me shumë përfitime shëndetësore, por kafja e sjell përfitimin e jetëgjatësisë. Hulumtimet e Harvardit sugjerojnë se tri deri në pesë kafe në ditë e përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe e zgjasin jetëgjatësinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme