Google ADS

Ahmeti: Si mund të rinumërohen votat me kusht, kur ende nuk janë numëruar?

13:17 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti  po vazhdon të shpreh pakënaqësinë e tij për vendimin e PZAP-it, i cili ka vendosur që Prishtina dhe Prizreni të shkoj në rinumërim.

Ai madje ka disa pyetje për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

Vendimi i PZAP thotë se duhet të rinumërohen votat me kusht dhe ato me postë.

Si mund të rinumërohen kur ende nuk janë numëruar?

Pse u ndal procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, pavarësisht vendimit të PZAP?

Mandej rinumërimi do të ishte vendim më i lehtë bazuar në ankesa konkrete.

P.S. Përndryshe Qendra e Numërimit ka qenë gati dje me i numëru votat me kusht dhe e ka shty pa nevojë një ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme