12 persona në pranga për prostitucion

12:59 | 23 Nëntor 2017
L G

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicë, ka arrestuar 12 persona, nën dyshimin për marrje, mundësim dhe detyrim të prostitucionit,raporton arbresh.info.

Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë  me datën 21 nëntor në dy operacione policore në Mitrovicë,  nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

“  Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës,  ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit”, bën të ditur policia.

12 të arrestuarit janë H. M.  lindur me 1971,  F. R. lindur me 1985  , F. F. lindur me 1955, Sh. Sh. lindur me 1984,  S. Sh. lindur me 1968, E. B.  lindur me 1972, D. H  lindur me 1961,  Xh. V  lindur me 1963  Xh. H.  lindur me 1969,  N. H. lindur me 1966 , A. Sh. lindur me 1968  I. M lindur me 1969 , që të gjithë meshkuj kosovarë.

Të dyshuarit e arrestuar  me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme