Google ADS

Tragjedi në Kavajë, burri “masakron” me thikë gruan për motive të dobëta

12:33 | 23 Nëntor 2017
L G

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në  fshatin Karpen të Kavajës rreth  orës 11:00 të ditës së sotme. Burri ka vrarë bashkëshorten e  tij për motive të dobëta.

Viktima e quajtur Sose Metushi është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj Sami Metushi. Mes tyre ka patur një debat rreth gjendjes të vështirë ekonomike të familjes.

Në momentin e vrasjes në shtëpi ka qenë edhe djali i tyre 23 vjeç. 50-vjeçari është vënë në pranga nga policia.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Njoftimi i policisë:

Tiranë Informacion paraprak

Me date 23.11.2017, rreth ores 11:00, ne Sallen Operative ka ardhur nje telefonate se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje: Menjeher në vendgjarje kanë mberritur shërbimet e Policise dhe Ambulaca ku nga verikimet paraprake ka rezultuar se: Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00 ,shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesën e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M. Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit S.M. i cili është dërguan në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme