Zyrat e Punës dhe roli i tyre do të ridimensionohen si objektiv i Qeverisë për të nxitur punësimin.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se qeveria ka një program tepër agresiv në mbështetje të punësimit, por përsëriti thirrjen drejtuar sipërmarrjes për të mos iu shmangur detyrimeve ndaj shtetit dhe punëmarrësit.
“Praktika ‘një pjesë po ta jap me letra dhe një pjesë në të zëzë’, duhet të marrë fund. Sipërmarrjet nuk duhet t’u shmangen më detyrimeve ndaj shtetit, që dëmtojnë punëmarrësin”, deklaroi ai, shkruan Top Channel.
Kryeministri tha se reforma në arsim ka nisur të reflektohet në punësim.
“Arsimi profesional ka nisur të japë frutet e para, por thellimi i reformës është i domosdoshëm dhe do të na sjellë shumë më tepër rezultate në katër vitet që kemi përpara”, u shpreh ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...