Ndërprehet seanca e sotme, opozita kërkon vazhdimin të hënën

11:34 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Seanca e sotme në të cilën ishin disa pika të rendit të ditës është ndërprerërë për të vazhduar në një ditë të pacaktuar.

Kërkesa që kjo seancë të ndërprehet dhe të vazhdohet nesër në ora 10:00 ishte e Grupit Parlamentar të PDK-së në shenjë revolte ndaj EULEX-it dhe pretendimeve për sjellje të këqija të këtij misioni ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, shkruan arbresh.info.

Deputetët e pozitës e lëshuan sallën pas kësaj kërkesë ndërkaq ata të opozitës, VV-së e LDK-së vazhduan të flasin.

Seanca u ndërpre, pasi VV e LDK u pajtuan që ajo të mos mbahet nesër por të hënën e ardhshme./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme