Dërguti: VV nuk ka pasur koalicion me Listën Serbe në Kamenicë, LDK po shpif

11:52 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë se deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova ka shpifur në lidhje me atë se Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar koalicion me Listën Serbe, përcjell arbresh.info.

Deputeti Naser Rugova në emër të grupit parlamentar të LDK sapo bëri një shpifje publike për koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe në Kamenicë e cila gjë është e pavërtetë”, ka thënë ajo.

Sipas saj ka qenë pikërisht LDK ajo që vazhdimisht ka bërë propagandë tek serbët për mospërkrahjen e kryetarit të sapozgjedhur në Kamenicë, Qëndron Kastrati.

“Përveç që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pas kurrfarë koalicioni atje ka qenë pikërisht Lidhja Demokratike e cila vazhdimisht ka bërë propagandë te serbët duke ju thënë që mos të përkrahin djalin e Isa Kastratit, terroristit pra për babën e Qëndronit të cilët ju e dini që ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht dëshmor”, ka thënë Dërguti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme