Kurti PDK-së e LDK-së: Kërcënoni sa të doni, koha juaj ka përfunduar

11:16 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se sa i përket rezultatit të zgjedhjeve të 19 nëntorit nuk mund të ketë rezultat tjetër.

Sipas tij, sot në ora 12:00 është paralajmëruar numërimi i votave me kusht dhe se sipas tij tashmë është e qartë se kush do të udhëheq me komunat e vendit.

“Nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren përpos atij që ka vendosur qytetari. Nuk mund ta vidhni votën e qytetari, këto zgjedhje treguan se as nuk mund ta bleni votën e qytetarëve. Vota e qytetarëve vendosi që Prishtina të vazhdojë me Shpend Ahmetin. Bëhuni bashkë sa të doni, kërcënoni sa të doni koha juaj ka përfunduar”, ka thënë ai.arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme