Krasniqi: Rinumërimi do të jetë në favor të PDK-së në Prizren

10:53 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK e mirëpret vendimin e PZAP për të dërguar në rinumërim Prishtinën dhe Prizrenin.

Krasniqi ka thënë se është i bindur që rinumërimi do ta qoj PDK-në drejt fitores në Prizren, shkruan arbresh.info.

“Besojmë që rezultati do të jetë në favor të PDK-së në Prizren, është shumë e drejtë që të ketë një verifikim të këtij rezutlat dhe e përshëndesim këtë vendim të PZAP-së”, ka thënë Krasniqi pas lëshimit të seancës sot në shenjë revolte ndaj EULEX-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme