Google ADS

Maqedoni, kryeministri dhe ministrat nesër përgjigjen në pyetjet e deputetëve

10:51 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kuvendi nesër do të mbajë seancën e 23-të në të cilën në rend dite janë edhe pyetjet e deputetëve për kryeministrin dhe ministrat.

Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të qeverisë, do të ballafaqohen me pyetjet e deputetëve.

Seancën për pyetjet e deputetëve Parlamenti filloi ta mbajë 100 ditë pas formimit të qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale u shty, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca për pyetje mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, por këtë herë është shtyrë për të premten, duke pasur parasysh seancën e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në Strumicë.

Në seancë detyrimisht duhet të jenë kryeministri dhe anëtarët tjerë të qeverisë të cilët kryejnë funksione publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme