Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar sot në fillim të seancës së Kuvendit nga të gjithë deputetët që të lëshojnë sallën dhe të mos vazhdoj seanca në formë revolte ndaj akuzave të fundit ndaj EULEX-it për qasje të keqe në gjykimet ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Pas kërkesës së tij, sallën e kanë lëshuar deputetët e koalicionit qeveritar por jo edhe ata të opozitës, VV-së e LDK-së, shkruan arbresh.info.
Krasniqi ka thënë pas daljes nga salla se presin nga EULEX-i që t’i adresoj shumë shpejt pretendimet ndaj tij.
“Është joprofesionale nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në lidhje me qasjen e rasteve që kanë trajtuar ish-ushtarët e UÇK-së. Kjo është jashtëzakonisht serioze dhe ne konsiderojmë që meriton të ketë një trajtim shumë serioz nga të gjitha palët ep përfshira e posaçërisht nga EULEX-i. Prandaj ne sot në shenjë revolte për këtë qasje të padeklaruar nga ana e EULEX-it dhe ta vazhdojmë seancën nesër në ora 10:00 dhe presim që EULEX-i nesër t’i adresoj këto pretendime pasi është shqetësuese nëse drejtësia e EULEX-it të ketë qenë e manipuluar”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...