Google ADS

Lionel Messi bllokon transferimit e Ozilit në Barcelonë

10:39 | 23 Nëntor 2017
Arbresh Info

Spekulimet së fundmi thonë se mesfushori kreativ i Arsenalit, Mesut Ozil, do të transferohet te Barcelona, por thuhet gjithashtu që Lionel Messi nuk është një tifoz i kësaj ide.

Pasi kontrata e tij në Arsenal skadon në fund të sezonit, mediat spanjolle thonë se Ozil mund të transferohet në Camp Nou për vetëm 20 milionë euro në merkaton e muajit janar, transmeton portali arbresh.info.

Një lojtari i klasit të tij me një teknik të shkëlqyer dhe aftësi kreative do të përshtatej në mënyrë perfekte në Barcelonë, gjë që do të ishte edhe një shtyje e madhe për trajnerin Ernesto Valverde duke marrë parasysh çmimin e tij që situata e kontratës nuk ia lejon më shumë apo më pak.

Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme për të bindur Messin pasi ‘Diario Gol’ raporton që ikona e Argjentinës ka informuar Barcelonën se ai nuk është lojtar për cilin ata duhet të jenë duke kërkuar.

Mesut Ozil ka realizuar një gol brenda 10 paraqitjeve këtë edicion në Premierë Ligë

Thuhet që 29-vjeçari nuk është një opsion afatgjatë ashtu si Philippe Coutinho i Liverpoolit që është kërkuar për transferim te Barcelona gjatë gjithë verës. Madje, ai është gjithashtu i shqetësuar rreth shprehisë aktuale për të munguar në ndeshje të mëdha.

Në fakt, këto janë dy pika mjaftë valide sa i përket transferimit të Ozilit pasi Barcelona dëshiron të zvogëlojë moshën mesatare të skuadrës dhe të krijojë një rreth të ri, gjë që reprezentuesi i Gjermanisë nuk i përshtatet pa marr parasysh nëse arrin apo jo për një tarifë të vogël.

Përveç kësaj, tifozët e Arsenalit e dijnë rreth paaftësisë së tij për të pasur ndikim në ndeshje të mëdha kundër rivalëve të mëdhenj, por duke marrë parasysh përformencën e tij kundër Tottenhamit javën e kaluar, gjërat duket se kanë ndryshuar.

Koha do të tregoj nëse Barcelona transferon Ozilin në Vitin e Ri ose nëse Messi ka pasur aq ndikim të madh në këtë vendim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme