Ndonëse vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova në Prishtinë, nuk është paralajmëruar se do të sjellë ndonjë veprim konkret lidhur me procedimin e rasteve të para të kësaj gjykate, kjo vizitë duhet të merret seriozisht nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe shoqëria e civile, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike.
Njohësi i çështjeve juridike – kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht çfarëdo disponim eventual karshi Gjykatës Speciale, ajo ka zvarritur fillimin e procedimit të rasteve të para.
Megjithatë sipas tij, vizita në Prishtinë e kreut të Gjykatës Speciale Trendafilova, është një lloj indikacioni paralajmërues, për shkak se kjo po ndodhë pas dy cikleve zgjedhore në Kosovë, zgjedhjeve parlamentare të qershorit dhe atyre lokale, të cilat janë në përmbyllje.
“Zyrtarët seriozë ndërkombëtarë nuk vijnë për të bërë vikende ose elozhe, por vijnë gjithmonë me një qëllim dhe objektiv të caktuar. Unë mendoj se gjithmonë qëllimet dhe objektivat e tyre do të duhej të ishin serioze. Edhe kësaj radhe, ardhja e zonjës Trendafilova, do të duhej të merrej seriozisht, sepse ka një objektiv dhe ka një qëllim. Pa dashur për të spekuluar dhe paragjykuar, qëllimi do të duhej të ishte lidhur me shkallën e përgatitjeve për fillimin e punës së Gjykatës Speciale”.
Por, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vizitën e gjykatëses Trendafilova e sheh në vazhdën e vizitave që zyrtarët e Dhomave të Specializuara ia kanë bërë Kosovës muajt e kaluar.
“Nuk besoj që do të dëgjojmë ndonjë porosi jashtëzakonisht të rëndësishme. Mendoj që ka të bëjë më shumë, të themi, me njëmarketing të Dhomave të Specializuara, që të jenë prezent në Kosovë, të tregojnë se megjithatë janë të afërt. Mendoj që ky është një mësim i mësuar nga ana e tyre prej Tribunalit të Hagës, sepse nga Tribunali i Hagës kanë qenë rrallë dhe kurdo që kanë ardhur, ndoshta kanë ardhur me ndonjë aktakuzë ose diçka të ngjashme. Pra, nuk e shoh që ndërlidhet shumë me rastet e mundshme, me aktakuzat e mundshme, por ma shumë për të konfirmuar prezencën e tyre në Kosovë”.
Megjithatë, sipas profesor Baraliut, kontaktimi i paralajmëruar i shoqërisë civile nga ana e gjykatëses Trendafilova, ka për qëllim preventivën, në aspektin psikologjik, të reagimeve të mundshme pas fillimit të punës së gjykatës.
“Është sinjalizuar, në forma dhe momente të ndryshme, për qëllime të caktuara nga eksponentë të caktuar të klasës politike, por edhe nga mendimet e lira në opinionin publik, që eventualisht, fillimi i punës së gjykatës, mund të përcillet edhe me ndonjë pakënaqësi eventuale ose shqetësim të një pjese ose të gjithë opinionit publik të Kosovës. Prandaj, si duket, ka nevojë që aspekti psikologjik të vihet në plan të parë, pas shpalljes së aktakuzave të para”.
Deri më tash, Gjykata Speciale ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë emër të mundshëm që do të përfshihet eventualisht nga ndonjë aktakuzë.
Blakaj shpreh mendimin se megjithatë, ky veprim i Gjykatës Speciale është i mirë.
“Shumë shpesh e kemi përmendur që ndoshta kjo është mirë që nuk e dimë, sepse në këtë mënyrë Prokuroria dhe kjo gjykatë, këto Dhoma të Specializuara, kanë parandaluara ndikimin e mundshëm te dëshmitarët”, tha Blakaj.
Fillimi i punës së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, është mundësuar pas harmonizimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave me Kushtetutën e Kosovës.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vizite-e-vecante-e-trendafiloves-apo-marketing-i-gjykates-speciale-465378/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...