Cristiano Ronaldo e di arsyen pse Lionel Messi ishte në bankinë ndaj Juves

09:08 | 23 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mendon se Barcelona e pushoi Lionel Messin për shkak të tij.

Barcelona tronditi të gjithë tifozët kur zbuloi formacionin zyrtar për ndeshjen e tyre në Ligë të Kampionëve kundër gjigantit në Serie A, Juventusit, ku Lionel Messi ishte vetëm në bankinë, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht këtij rreziku, gjiganti katalunas siguroi pozitë në fazat eliminuese përmes një paraqitje pa gola.

Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon se Ronaldo e di arsyen pse rivali tij Lionel Messi ishte jashtë formacionit startues i vendosur nga trajneri Ernesto Valverde.

Lionel Messi u inkuadra në fushë në minutën e 56′

Ata pretendojnë që sulmuesi i Real Madridit, Ronalo beson që trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, dhe Lionel Messi kanë bërë një pakt rreth zhvillimit të ndeshjeve këtë sezon.

Për shkak të kësaj, reprezentuesi argjentinas do të qëndrojë në bankinë për ndeshjet që ai i sheh të arsyeshme. Messi është i vendosur për të siguruar fitoren e Kampionatin Botëror me Argjentinë në Rusi vitin e ardhshëm, por e di që duhet të marrë frymë tani duke pushuar në mënyrë që të ruaj gjendjen e tij të mirë.

Gazeta e lartpërmendur pretendon që Ronaldo është në dijeni rreth dëshirës së madhe të Lionel Messit për të fituar një trofe që i ka munguar gjithmonë gjatë karrierës së tij të shquar./arbresh.info/

Të ngjashme