Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Krujë.
Policia bën me dije se një sasi me lëndë plasëse i është vënë një dyqani ushqimor në pronësi të shtetasit Gëzim Meta.
Mësohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materjale.
Informacioni paraprak
Më datë 23.11.2017, rreth orës 01:05 në fshatin Zezë, Njësia Administrative Nikël i është vendosur një sasi e vogël lënde eksplozive dyqanit ushqimor të shtetasit G. M. 57 vjeç.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv ” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal. /albeu.com
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...