PZAP publikon sot vendimet për ankesat e partive

08:38 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sot pritet të dalin vendimet për sa u përket ankesave të parashtruara nga subjektet politike në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për parregullsitë e mundshme në procesin zgjedhor të 19 nëntorit.

Kryesuesi i këtij paneli, Mulë Desku, i ka thënë RTK-së përmes telefonit se sot pritet të vendoset nëse do të ketë rinumërim për Prishtinën, Prizrenin e Rahovecin e në të njëjtën kohë edhe nëse do të miratohen ose jo kërkesat për rivotim në këto komuna. Ndërkohë, edhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të fillojë numërimi i votave me kusht. Këtë të fundit e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme