Në kuadër të muajit të Filantropisë, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizon Konferencën “Volunteers in Action” përmes së cilës synohet vetëdijesimi i të rinjve mbi rëndësinë e filantropisë dhe punës vullnetare.
Duke pas parasysh rritjen e interesimit dhe dëshirës së të rinjve për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme vullnetare, me fokus në të mirën e komunitetit FIQ ka vendosur të organizojë konferencën në fjalë ku organizatat e ndryshme do të ndajnë përvojën e tyre për vullnetarizmin.
Organizatat pjesëmarrëse në konferencë janë: FIQ, UNICEF Innovations Lab Kosovo, Innovation Centre Kosovo, Termokiss, Down Syndrome Kosova, XPortal ESports, Youth Council i Ambasadës së SHBA-ve si dhe Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit.
Po ashtu krahas konferencës do të organizohet një mini-panair nga grupe jo-formale dhe të rinj të angazhuar në projekte të ndryshme , të cilët po ashtu do të jenë prezent për të ndarë përvojat e tyre.
Nëpërmjet kësaj konference Forumi për Iniciativa Qytetare synon të mobilizojë të rinjtë dhe t’i edukoj ata për rëndësinë e filantropisë dhe vullnetarizmit, duke nxitur diskutim dhe duke ndarë përvoja të veçanta, përmes shembujve konkret dhe diskutimit të hapur me panelistët.
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Ukraina godet territorin rus me raketa amerikane
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...