Shpenzimet globale ushtarake në 2016 kanë arritur në 1.69 trilionë dollarë. 10 vendet e para në renditje, me 73 për qind të kësaj shifre, janë SHBA, Kina, Rusia, Arabia saudite, India, Franca, Britania e Madhe, Japonia, Gjermania dhe Koreja e Jugut.
Shpenzimet e ushtrisë amerikane janë më të mëdha se ato të tetë vendeve të tjera së bashku, me pjesën tjetër që zë vetëm 27 për qind të shifrës. Fondet e shpenzuara për ushtrinë, janë rritur me 5.7 për qind në Evropë në tërësi gjatë 10 viteve të fundit, me shifrën në 2016 që arriti në 334 miliardë dollarë, 2.8 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.
Britania e madhe dhe Franca së bashku kanë investuar rreth 55 miliardë dollarë në ushtritë e tyre, gjermania, pak më pak, 40 miliardë dollarë dhe Spanja ka shpenzuar 14 miliardë dollarë. Sidoqoftë, kishte një dallim të dukshëm mes lindjes dhe perëndimit. Shpenzimet e Evropës perëndimore u rritën me 6.2 për qind, ato të Evropës qendrore 4.2 për qind ndërsa shpenzimet e Evropës lindore janë rritur me 78 për qind mes 2007 dhe 2016.
Sipas ekspertëve ka një numër arsyesh për këtë rritje, por intensifikimi i tensioneve mes Rusisë dhe pjesës tjetër të Evropës përmendet më shpesh si një arsye e rëndësishme për tendencën aktuale të rritjes së shpenzimeve ushtarake në Evropë.
Shpenzimet ushtarake të Rusisë në 2016 ishin 69.2 miliardë dollarë, një rritje prej 87 për qindësh që nga 2007. E kjo rritje sigurisht do të peshojë mbi ekonominë e saj që po përjeton rënie për shkak edhe të çmimeve të ulëta të naftës dhe gazit. Ndërsa Kina, ka shpenzuar shifrën më të madhe për ushtrinë e saj në 2016 krahasuar me vendet e tjera të Azisë dhe Oqeanisë me një shifër prej 450 miliardë dollarësh. Nuk ka të dhëna ndërkohë për shpenzimet ushtarake të 2016 për një numër vendesh të lindjes së mesme ndërsa vende si Katari, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Koreja e Veriut nuk publikojnë informacione për shpenzimet e tyre qeveritare në këtë fushë.
Në listë përfshihen edhe emiratet e bashkuara arabe, që janë nën 10-tshen e parë të shpenzuesve më të mëdhenj ushtarakë në botë. Arabia Saudite ndërkohë ka shpenzuar më shumë se të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, vitin e shkuar, duke u renditur e pesta në klasifikimin global me 61 miliardë dollarë.
Banorët ‘tallin’ Drilonin pas paralajmërimit të tij
Festohet 28 nëntori në Luginë, merr pjesë edhe ambasadori Ca...
Reali i reziston sulmeve të Liverpoolit në pjesën e parë
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...