Kompania Facebook i ka kërkuar falje familjes së mafiozit italian Salvatore Riina, i njohur si Toto, për heqjen e mesazhit të ngushëllimit pas vdekjes së tij javën e kaluar.
Facebook raportoi se mesazhet për ngushëllim në profilin e dhëndrit të Riina u hoqën gabimisht, pasi përdoruesit u ankuan se publikimi shkelte rregullat e rrjetit social.
Pas rivlerësimit, Facebook ktheu mesazhet në profil dhe kërkoi falje. Kreu i Cosa Nostra Toto Riina vdiq javën e kaluar në Parma, në moshën 87-vjeçare.
Mbetjet e tij mortore mbërritën sot në Sicili. Familja organizoi një varrim privat në qytetin Corleone, një çerdhe e mafisë, e cila u bë e njohur nga filmi “Kumbara”.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani