Facebook do të bëj publike faqet e propagandës ruse

23:31 | 22 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shumë shpejt do të shikoni nëse keni ndërvepruar me propagandën ruse në Facebook dhe Instagra gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Facebook njoftoi një portal të ri që i lejon përdoruesit të shohin se cilat faqe të Facebook-ve të lidhura me Agjencinë e Kërkimit në Internet ose llogaritë e Instagramit i kanë pëlqyer ata dhe se cilat faqe janë mbyllur, transmeton portali arbresh.info

Agjencia e Kërkimeve në Internet është një “fermë” që lidhet me qeverinë ruse.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se si ‘aktorët’ e huaj u përpoqën të mbjellin ndarjen dhe mosbesimin duke përdorur Facebook-un para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2016”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Facebook ka ardhur në përfundim se afro 150 milionë amerikanë kanë rënë pre e ndikimit të propagandës ruse gjatë zgjedhjeve të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme