Ish – kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se edhe sot ka paqartësi se si gjatë periudhës së mandatit të tij qeverisës, depërtonte në Kuvendin e Kosovës, gazi lotsjellës.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në Zona e Debatit ka thënë se ka qenë nën autoritetin e kryeparlamentarit Kadri Veseli, vendimi, për rendin dhe qetësinë në ambientet e parlamentit, dhe nuk ndihet fajtorë për gjendjen që shkaktohej në atë kohë, njofton Klan Kosova.
”Sa i përket meje dhe Qeverisë, mendoj se nuk kemi bërë gabime. Pas gjithë atyre protestave hedhjes së gazit, gjuajtjes me sprej ndaj meje e të pranishmëve, kemi kërkuar që të evitohet çdo viktimë”.
”E ajo çfarë ka bërë policia është që të ruhen njerëzit. Sa i përket kuvendit, për mua ka qenë e paqartë gjithnjë se si ka hy gazi në kuvend”.
”Për gazin në Kuvend s’kemi pasur kurrë sqarime të qarta, se kush ka lejuar diçka të tillë”.
”Konsideroj që gjithnjë ka qenë detyre e Kryetarit të Kuvendit që të merren të gjitha masat që të mos ndodhë diçka e tillë brenda sepse Kuvendi është shtëpi e tij, sallë e tij nën autoritetin e tij që të merren të gjitha masat që ajo të mos ndodhë”.
”Unë kam kërkuar nga policia gjithmonë por nuk kam pasur autoritet të veprojë në ndërtesën e Kuvendit”.
”Por nuk ka asnjë arsye të mund të thotë se ka pasur kanale të cilat nuk kanë mundur të evitohen hyrje të gazit lotsjellës”.
”Ne kemi pasur fillimisht probleme me protesta të dhunshme të rastit të Jabllanoviqit. Kanë vazhduar protestat për Asociacion dhe Demarkacion, bashkërisht Vetëvendosje, AAK e Nisma, kanë ushtruar dhunë edhe brenda edhe jashtë”.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani