Google ADS

Daçiq ambasadorit të Ukrainës: Kujdes kur jep deklarata

21:36 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka paralajmëruar ambasadorin e Ukrainës në Beograd Oleksandër Aleksandroviq , duke e porositur që   të bëjë kujdes kur jep deklarata në lidhje me Serbinë, shkruan “Tanjug”.

Ai ndër të tjera ka thënë se duhet të rrespektojë dhe të vlerësojë politikën e Serbisë sepse nuk i takon atij të flasë për këtë, përndryshe nuk do ta pranojë më në takim nëse sillet kështu.

Kujtojmë se ALeksandroviq ka thënë se Rusia po ndërhyn në politikën e Serbisë dhe po e përdorë atë për të shkaktuar  trazira në ballkan, transmeton arbresh.info. /arbresh.info /

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme