Google ADS

Le Pen dënon “fatvën” e llogarive bankare të Frontit Kombëtar

20:52 | 22 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Marine Le Pen ka deklaruar se partia e saj, Fronti Kombëtar është viktimë e një “fatwa bankare” pasi bankat mbyllën llogaritë e partisë së saj dhe llogaritë e saj personale.

Liderja e partisë së ekstremit të djathtë tha një konferencë shtypi se do paraqiste ankesa kundër autoriteve franceze, transeton portali arbresh.info

Sipas ligjit francez, bankat lejohen të mbyllin llogaritë në mënyrë të njëanshme.

Le Pen akuzoi “oligarkitë financiare” për përpjekjen për të “mbytur” opozitën politike dhe demokracinë.

“Ky është në vendim politik dhe jo një mosmarrëveshje mes klientit dhe bankës së tyre”, citohet të ketë thënë ajo.

Le Pen ka luftuar gjithë jetën e saj politike që nga humbja e zgjedhjeve presidenciale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme