Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, përshëndeti aktgjykimin e sotëm të Tribunalit të Hagës ndaj Ratko Mlladiç, ish-komandanti ushtarak i Ushtrisë së Republikës Sërpska, duke e quajtur “fitore të rëndësishme për drejtësinë”, transmeton Anadolu.
Në një njoftim, i cili u publikua menjëherë pas shqiptimit të aktgjykimit, Al Hussein, tha se Mlladiçi është “personifikim i së keqes, ndërsa ndjekja penale ndaj Mlladiçit është personifikim i gjithçkaje që paraqet e drejta ndërkombëtare”.
“Mlladiçi komandoi me disa nga krimet më të errëta që kanë ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, që solli deri te terrorizimi, vdekja dhe shkatërrimi i mijëra viktimave, por edhe pikëllim, tragjedi dhe trauma për shumë të tjerë. Aktgjykimi i sotëm është paralajmërim se kryerësit e krimeve të tilla nuk mund t’i ikin drejtësisë, pa marrë parasysh sa janë të fuqishëm dhe sa gjatë kjo mund të zgjasë. Në fund të gjithë do të përgjigjen”, thuhet në njoftimin e Al Hussesit.
Gjykata e Hagës dënoi Mlladiçin, i njohur si “kasapi i Bosnjës”, me burg të përjetshëm për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe shkeljet të ligjeve të luftës. Ai u shpall fajtor për dhjetë nga gjithsej 11 akuzat që gjendeshin në aktakuzë.
Ish-gjenerali serb është dënuar edhe për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën ushtarët serbë vranë mbi tetë mijë meshkuj boshnjakë. Krahas gjenocidit në Srebrenicë, Mlladiç u shpall fajtor edhe për dëbim, zhdukje, robërim, vrasje, deportim dhe sulme antiligjore kundër civilëve.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit