Google ADS

Forcat Kanadeze publikojnë fotografi së bashku me presidentin Thaçi

20:13 | 22 Nëntor 2017
M. A.

Forcat Kanadeze të Sigurisë sot janë vizituar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Në faqen e tyre në Twitter janë postuar disa fotografi në të cilat shihen trupat e sigurisë së bashku me Thaçin.

“Në Kanada gjatë kohës kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi Halifaxin për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj Forcave Kanadeze për kontributin dhe ndihmën humanitare që e kanë dhënë gjatë krizës ballkanike të refugjatëve në vitin 1999”, thuhet në mbishkrimin e postimit.

Gjatë ditës së sotme, Thaçi është takuar edhe me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau ku kanë diskutuar për ndërtimin e lidhjeve më të forta ndërmjet Kanadasë dhe Kosovës.

Trudeau e ka falënderuar presidentin Thaçi për vizitën edhe në rrjetin social Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme