Google ADS

Krasniqi: Dënimi i Mlladiçit, fitore e pjesshme e drejtësisë

19:55 | 22 Nëntor 2017
M. A.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh kryetari Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se dënimi i sotshëm me burg të përjetshëm për Mlladiçin nga Gjykata e Hagës, është fitore të pjesshme e drejtësisë.

Sipas tij nuk ka dyshim se e gjithë Bota e dinë se fajtori kryesor ka mbetur i pa dënuar, pasi gjenocidi në hapësirat e ish Federatës Jugosllave është planifikuar, organizuar dhe ushtruar nga gjithë mekanizmat e shtetit serb.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

FITORE E PJESSHME E DREJTËSISË!

Dënimi i sotshëm i Mlladiqit në Gjykatën e Hagës është një fitore e pjesshme e drejtësisë, është e pjesshme se nuk është dënuar mekanizmi kryesor që ka ushtruar gjenocid në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Nuk ka asnjë dyshim, e gjithë Bota e dinë se fajtori kryesor ka mbetur i pa dënuar, pasi gjenocidi në hapësirat e ish Federatës Jugosllave është planifikuar, është organizuar dhe ushtruar nga gjithë mekanizmat e shtetit serb, Serbisë. Madje që të gjitha pushtet e tij, bile edhe ai medial, Kisha serbe dhe Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë. Madje edhe shumë aktorë të ati gjenocidi, sot janë të akomoduar mirë edhe në aparatet më të larta të shtetit. Për të cilët ka shumë fakte e dëshmi të pa kontestueshme se kanë qenë pjesë e mekanizmave të shtetit që kanë ushtruar gjenocid. Shkurt, në ketë rast për të qenë: Drejtësia e plotë për të gjitha viktimat e asaj lufte, madje edhe për shamizezat e Serbisë që paskan reaguar sot, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet ta dënoj Serbinë për gjenocidin e ushtruar në gjitha vendet e përmendura më lartë. Vetëm atëherë, Drejtësia do të jetë e plotë. Përderisa kjo nuk ndodh dhe nuk ndodh fuqishëm nga mekanizmat relevant ndërkombëtar, në Serbi nuk do të ketë gatishmëri për t’u shkëputur nga politikat luftënxitëse e të gjenocidit. Drejtësia duhet të jetë e plotë, përderisa nuk do të jetë e tillë, shteti i Serbisë do të jetë burim i luftërave të reja në Evropën Juglindore!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme