Google ADS

Imazhe të fuqishme nga Lufta e Dytë Botërore

20:06 | 22 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.

Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore.

Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.

Më poshtë portali arbresh.info sjell imazhe të fuqishme nga Lufta e Dytë Botërore.

Hekurudhat gjermane me tanke të reja në rrugën  drejt Froniti Lindor në vitin 1943.

Hitleri legjitimon agresionin ushtarak kundër Polonisë në fjalimin e tij në Shtëpinë e Krollit në 1939.

Fëmijët britanikë evakuuohen  nga një vend i paidentifikuar më 1 shtator 1939.

Adresat e reja të njerëzve, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan gjatë bombardimeve.

Këngëtarja franceze Edith Piaf viziton një kamp të burgosurve të luftës në vitin 1943.

Trupat gjermane të pozicionuara në Varshavë, Poloni, më 15 shtator 1939.

Qyteti i lirë i Danzigut, një shtet gjysmë autonom, i cili ekzistonte midis viteve 1920 dhe 1939, siç shihet më 29 gusht 1939.

Një ushtar gjerman në vitin 1940.

Një motoçiklist i skuadrës së parë zbuluese kanadeze pi një filxhan çaji gjatë një pushimit në punë,  në 1940.

Një kollonë gjermane në Paris, Francë, rreth vitit 1940.

Shitësi i gazetave në Londër që shpall fillimin e Luftës së Dytë Botërore. 

Vogëlushi që mban në dorë një lodër të shkatërruar pas një sërë bombardimesh në Londër, 1940.

Nëndetsja gjermane në detin polar në vitin 1942. 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme