Google ADS

Zaev: Do të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik me Turqinë

17:28 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Bashkëpunimi në mes Maqedonisë dhe Turqisë do të intensifikohet, do të punohet në rritjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, por edhe në investime të reja që janë të rëndësishme për rritjen ekonomike, tha sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me delegacionin e Odës ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev i ftoi kompanitë vendore, anëtare të MATTO, të hyjnë, siç tha, investime të reja për të cilat do të pranojnë ndihmë të fuqishme dhe përkrahje nga shteti.

“Suksesi i punës së Qeverisë së re e shohim nëpërmjet suksesit që do të arrijnë kompanitë private dhe afarizmi. Qëllimi ynë i fuqishëm është të punojmë si shërbimi juaj, të zgjidhim problemet, por edhe t’i hapim perspektivat për investime të reja dhe zhvillim të investimeve ekzistuese”, tha Zaev.

Sipas tij, ekziston interes i madh për përfitimet dhe përkrahjen që ofron Qeveria në planin e rritjes ekonomike, në masë të njëjtë edhe për investitorët vendas edhe për ato të huaj.

Përfaqësuesit e MATTO, të udhëhequr nga kryetari Ajdovan Ademoski, shprehën përkrahje për politikat ekonomike të qeverisë dhe pritjet e tyre për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme