Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Njësia për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe të Drejtat e Njeriut në mbështetje të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MBPZHR-së, Kapllan Halimit, sot ka bërë lancimin e Pakos së ligjeve për të Drejtat e Njeriut.
Në këtë takim të kryesuar nga Koordinatorja për të Drejta të Njeriut në MBPZhR, Emine Kelmendi, morën pjesë edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur, Duda Balje, Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në ZKM, Habit Hajredini, si dhe palë tjera të interesit të cilat kontribuuan me rekomandime të ndryshme që rrjedhin nga kjo pako.
Me aprovimin e pakove të ligjeve nga fusha e të drejtave të njeriut, siç është Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligji për Avokatin e Popullit dhe Ligji për Barazinë Gjinore, është kompletuar dhe është avancuar dukshëm korniza ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në MBPZhR.
“Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe të pacenueshme, si dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës, të cilat garantohen me ligje dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ne si institucion jemi plotësisht të vetëdijshëm se zbatimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është vendimtar për të siguruar demokracinë dhe sundimin e rendit dhe ligjit në vend, andaj edhe qeverisja e lirë, demokracia e mirëfilltë dhe sundimi i ligjit ndërlidhen ngushtë me sigurimin, respektimin, mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut”, theksoi në fillim të këtij takimi, Kelmendi.
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...