Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Daniel Serwer ka reaguar ndaj verdiktit të sotëm në Hagë, ku është dënuar Komandanti i ushtrisë së serbëve të Bosnjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Duke i bërë një analizë punës së Tribunalit të Hagës rreth imapktit politik të tij, Serwer ka thënë se edhe kur nuk i ka kapur me kohë, ky Tribunal i ka larguar nga skena politike udhëheqësit e luftës.
Serwer e ka përmendur me këtë rast po të mos ndodhte kështu Bosnja dhe Serbia do të kishin raporte më të tensionuara.
Mladic dhe Karadzic ishin detyruar të arratiseshin, Milloshevic ishte mundur në zgjedhje dhe ishte ekstraduar -po të kishin mbetur ata politikisht aktiv ose vetëm të pranishëm në ambientet e tyre politke sarajeva dhe Beogradi do të ishin më të tensionuar.
“Kjo është më pak e vërtetë për të akuzuarit kroat, boshnjak dhe kosovar, veçmas pse lidershipi më i lartë i tyre nuk ishin akuzuar asnjëherë. Presienti kroat Tudjman dhe Presidenti Izetbegovic janë të vdekur. Kryeministri Haradinaj është akuzuar dhe liruar. Tani, ai është përsëri kryeministër. Ai dhe Presidenti i Kosovës, ose figura tjera të UCK’së ende mund të akuzohen, nga “Gjykata Speciale” e Kosovës që përbëhet nga stafi ndërkombëtar në Hagë e që do të merret me krimet e pasluftës” shkruan Serwer.
“Disa mund të thonë se dështimi për të mbajtur përgjegjës më shumë liderë kroat, boshnjakë dhe dhe lirimi i disa udhëheqësve ushtarakë të tyre, tregon se Tribuanli është i njëanshëm kundër serbëve, ose implementon vetëm drejtësinë e fituesit. Disa lirime i shoh si të vështira për t’i kuptuar, por është e rëndësishme të mbahet mend se Gjykata si ICTY që ndjek praktikat më të mira në procedurat bashkëkohore kriminale ka gjasa më shumë ta lirojë fajtorin se sa ta dënojë të pafajshmin, e kështu duhet edhe të jetë” ka shkruar Serwer.
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...