Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar sot me burigim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiç, për krime kundër civile në Bosnje.
Mlladiç gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata.
“Unë jam i ngazëllyer dhe kjo gjë që ju thoni është një gënjeshtër e pastër! Të turpëroheni, është gënjeshtër që ju thoni”, citohet të ketë thënë Mlladiç, raportojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Reagimi ishte deri në atë mase sa edhe i shau trupin gjykues, duke ju thënë: “Këto janë gënjeshtra, jua … nënën tuaj, kriminela”, ka vazhduar duke bërtitur Mlladiç, deri sa është nxjerrë nga salla, nga dy policë.
Për të parë videon klikoni KËTU
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...