Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitraoviq ka thënë se gjykimi nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish gjeneralin serb Ratko Mlladiç do të jetë një kënaqësi e pjesshme për familjet e të vrarëve, të torturuarve dhe ata që janë të zhdukur.
Ajo ka shprehur keqardhje, duke përmendur krimet e kryera edhe në Kroaci, shkruan Tanjug.
“E di se kjo nuk i kthen jetët e mijëra njerëzve që brutalisht janë vrarë në Srebrenicë dhe kudo në Bosnjë dhe po ashtu në Republikën e Kroacisë”.
“Më vjen keq që ai nuk ka dalë përgjegjës për krimet e kryera në Kroaci, dhe veçanërisht në Shkabërnjë dhe vende tjera”, ka thënë Kitraoviq para gazetarëve.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...