Siç duket, duhet të vraponi 33 minuta me ritëm të rregullt (rreth 8km/h) për t’i djegur vetëm dy copa të një pice.
Ekspertët tregojnë se dy copa të picës mesatarisht i kanë rreth 326 kalori, ndërsa 33 minuta duhet për djegien e aq kalorive, shkruan Telegrafi.
Por, nëse vraponi me një ritëm shumë të shpejt (rreth 14 km/h) atëherë ju nevojiten 18 minuta për t’i djegur kaloritë e fituara nga ato dy copa të picës.
Nëse jeni adhurues i ushtrimeve me pesha, atëherë duhet t’i kaloni 87 minuta me ushtrime të tilla për t’i djegur dy copat e picës, por vetëm 48 minuta nëse jeni më rigoroz në ushtrimet e tilla.
45 minuta ushtrime aerobike duhen për djegien e dy copave të picës, dhe 66 minuta ecje me një ritëm prej 5.5 km/h.
Nëse jeni fans i notit dhe besoni se noti ndihmon më shumë në djegien e shpejt të kalorive, atëherë e keni gabim: faktikisht nevojiten 44 minuta not për t’i djegur kaloritë e dy copave të picës!
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...