Google ADS

E konfirmon RB Leipzigu, Barça tentoi për të nënshkruar me Keitan

14:55 | 22 Nëntor 2017
Arbresh Info

Barcelona tentoi për të nënshkruar me mesfushorin Naby Keita por nuk u përpoq aq shumë sa Liverpooli, ka zbuluar drejtori i RB Leipzigut.

Oliver Mintzlaff ka konfirmuar se gjiganti katalunas shpresonte për të arritur një marrëveshje me reprezentuesin e Guineas, i cili pranoi t’i bashkohet skuadrës angleze në Premierë Ligë verën e ardhshme për 55 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Naby Keita ishte shënjestër e Barcelonës

“Barcelona ishte gjithashtu e interesuar në Naby Keitan”, ka thënë Mintzlaff për ‘Sport Bild’.

“Kjo është konfirmuar për ne nga Barcelona, por sigurisht ata nuk janë përpjekur aq shumë si Liverpooli”

22-vjeçari ka shënuar një gol brenda nëntë paraqitje këtë edicion te RB Leipzigu./arbresh.info/

Të ngjashme