Jose Mourinho është i gatshëm të rrezikoj Paul Pogban, Zlatan Ibahimovicin dhe Marcos Rojon për ndeshjen me fushë të tmerrshme ndaj Baselit në UEFA Ligë të Kampionëve.
Manchester United do të siguroj një pozitë në raundin e ardhshëm të këtij kompeticioni nëse CSKA Moscow dështon për të mposhtur Benfican këtë pasdite, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, “Djajtë e Kuq” mund të sigurojnë pozitën në krye të Grupit A me një pikë në Zvicër.
Por, fusha në St Jakob Park është duke shkaktuar shqetësime serioze pasi ishte rindërtuar pas ndeshjes së play-off’it në Kampionatin Botëror ndërmjet Zvicrës dhe Irlandës Veriore tetë ditë më parë, kur ishte përshkruar si “keqe” dhe e papranueshme nga lojtarët e Michael O’Neill.
Baseli mposhti 5 me 1 Sionin të shtunën e kaluar terrenin e ri dhe trajneri i tyre Raphael Wicky është përpjekur për t’i siguruar Mourinhos që fusha është shumë më e mirë seç duket, megjithëse ka pranuar se nganjëherë krijon lëvizje qesharake të topit.
Trajneri i United është i gatshëm të qëndroj pas fjalëve të homologut të tij dhe ka konfirmuar se do të vendos në linjën startuese yjet si Pogba, Roja dhe Ibrahimovic pavarësisht se treshja sapo janë kthyer nga lëndimet./arbresh.info/
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...