Google ADS

Nënat e Srebrenicës i gëzohen dënimit të Mlladiqit

13:56 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sot Tribunali i Hagës dënoi me burg të përjetshëm Ratko Mlladiqin, vendim të cilit i janë gëzuar shumë nënat e Srebrenicës.

Mlladiq i dënuar sot, akuzohej për gjenocid në Srebrenicë edhe për 11 pika tjera nga aktakuza për krime lufte.

“Krimet që janë kryer janë më të rëndat që i njeh njerëzimi, aty përfshihet edhe gjenocidi dhe pushkatimi”, ka thënë gjykatësi Ori.

Kujtojmë se Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga Tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiq, është akuzuar për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme