Google ADS

Haradinaj: Shqiptarët janë në shtëpinë e tyre, përkasin në familjen evropiane

13:21 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kujtuar vënien e gurthemelit të alfabetit shqip para 109 vitesh në Manastrit.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook se shqiptarët janë në shtëpinë e tyre , përkasin në familjes evropiane dhe perëndimore, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Ne ditën e sotme, para 109 vitesh, intelektualë e patriotë shqiptarë përmbyllën monumentin ma kulmor të Rilindjes në Manastir, ku u vu gurthemeli i alfabetit shqip.

Shqiptarësia priu para përkatësisë fetare, ngase myslimanët dhe ortodoksët shqiptarë miratuan me shpirt e me mendje propozimin e At Gjergj Fishtës dhe shkrimtarëve bashkëkohanikë të tij, që alfabeti latin të jetë ai i shkrimit të gjuhës shqipe.

Sëkëndejmi, shqiptarët pos tokës, me Europën i lidhë edhe alfabeti.

Si atëbotë At Fishta, si sot e mot, shqiptarët janë në shtëpinë e tyre, përkasin në familjen europiane dhe Perëndimore dhe në këtë sfond Kosova qëndron e lidhur me rrënjët oksidentale dhe jo në ato aksidentale!./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme