Mërgim Lushtaku kërkon buxhet për ndërmarrësit e rinj

13:07 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti Mërgim Lushtaku anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e PDK-së njëjtë sikurse Blerim Kuqi kërkoi që në buxhetin e vitit 2018 të ketë një mjete për ndërmarrësit e rinj.

“E vlersoj lartë buxhetin për shëndetësi ku është zgjedhur edhe çështja e specializantëve dhe me këtë do të ketë sado pak përmirësim. Rritja e buxhetit për arsim është për tu vlerësuar lartë, po ashtu është mirë që Qeveria i ka dhënë fokus të veçantë sistemit të drejtësisë”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që të votohet projektligji për lexim të parë edhe pse sipas tij, ka disa ngecje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme