Njerëzit flasin për rutinën, për zakonin, për nevojën për freskimin e marrëdhënieve, për ndryshimet, për shuarjen e epsheve, për nevojën e gjallërimit të marrëdhënieve trupore, për tundimet dhe tradhëtitë. Shumë pak flasin për dashurinë që me kalimin e kohës bëhet më e mirë – se marrëdhënia është më e afërt dhe më e thellë, sa më i madh është mirëkuptimi dhe sa më i mirë është seksi.
Kurse në marrëdhënien e mirë, me kalimin e kohës është gjithçka më e mirë, parasegjithash sepse çiftet mësojnë si t’i përballojnë krizat.
Më pak dramatizime
Një grindje dhe fund – ky është model adoleshentësh, i cili tejkalohet me kalimin e disa viteve, gjegjësisht, pas një kohe seriozisht të gjatë në lidhje. Kur jeni së bashku pesë vite, nuk frigohesh se partneri do të ndahet me ty sepse është lënduar, dëshpëruar, hidhëruar. Kurse për ato pesë vite që të dy jeni rritur dhe pjekur, madje edhe nëse keni qenë adoleshentë kur e keni filluar lidhjen. Dhe gjatë kësaj kohe keni zbuluar ngjashmëri që ju lidhin, dallimet që ju largojnë dhe keni mësuar sadopak t’i përballoni këto dallime, konfliktet dhe largimet dhe të vlerësoni prioritetet e përbashkëta. Dhe të gjitha këto i keni arritur, ngritur, përmirësuar me sukses së bashku – asnjëri nga ju dy nuk është i gatshëm që thjeshtë ta rrënojë atë që e ka ndërtuar, ta ndërpresë lidhjen për të cilën ka kontribuar, vetëm për atë që për momentin ndonjë konflikt ju duket i pazgjidhshëm, disa dallime të pakalueshme, disa gabime të pafalshme. Jeni më të gatshëm të përballeni me problemet dhe moskuptimet dhe se përpiqeni t’i zgjidhni dhe tejkaloni – jeni më të gatshëm të mbeteni së bashku, duke marrë parasysh të gjitha moskuptimet dhe fërkimet, se sa për këto të ndaheni. Jeni të vetëdijshëm se sa të rëndësishëm jeni njëri për tjetrin, jeni të vetëdijshëm se dashuria nuk mund të gjendet vetëm ashtu, ‘pas një këndi’ dhe se jeni vetë përgjegjës për të dhe mirëmbajtjen e saj. Jeni më pak arrogant dhe më pak dramatizoni, konfliktet zgjasin më pak, kompromiset arrihen më lehtë, zgjidhjet zbulohen më shpejtë, pranimi është më gjithëpërfshirës dhe më i thellë.
A është e mundur që përsëri të dashuroheni
Po, është e mundur. Këtë e dëshmojnë shumë çifte të cilët kurrë nuk janë mërzitur që e kanë njëri tjetrin për aq shumë vite. Këto janë ata që kurrë nuk kanë ndaluar ta joshin njëri tjetrin, ta çmojnë njëri tjetrin, të shprehin mirëkuptimin dhe kënaqësinë e tyre, të vlerësojnë atë që kanë dhe të angazhohen për marrëdhënien. Partnerët shumëvjeçarë i njohin periudhat e vështira, periudhat e krizave (ndjejnë kur lidhja është e rrezikuar), por njohin edhe periudhat kur i kthehen njëri tjetrit dhe përsëri shpalosin ato që në fillim janë dashuruar dhe përse janë akoma në lidhje.
Ndjenja e përkatësisë krijon stabilitet
Çdo qenie njerëzore tenton të zbulojë se ku bie, ku e ka vendin dhe të zhvillojë ndjenjat e përkatësisë. Në familje, shkollë, shoqëri, muzikë, interesa specifike, sport, modë, religjion, bindje politike dhe filozofike – në çdo fushë ekzistojnë grupe dhe shoqëri në të cilat përpiqemi ta gjejmë veten, ta realizojmë lidhjen dhe ndjehemi “si në shtëpi”. Çiftet shumëvjeçare ndjehen kështu njëri me tjetrin – ata janë NE dhe kjo NE është më e madhe se ato, sepse i përfshinë të dy UNË, por ka dhe identitetin e saj. Partnerët prezantojnë njëri tjetrin në publik, mbrojnë marrëdhënien e tyre dhe gëzojnë komoditetin e tyre. Janë të gatshëm ta mbrojnë njëri tjetrin dhe bashkësinë e tyre, t’i kundërshtojnë të gjithëve, të janë ekip dhe dyshe. Energjia e përkatësisë është jetëdhënëse, stimuluese dhe e fuqishme.
Zhvillohet miqësia
Shumica pohojnë se në lidhje kërkojnë dhe e çmojnë më së shumti miqësinë. Por personi tjetër, madje edhe kur jeni shumë e dashuruar me të (e ndoshta pikërisht për këtë) nuk mund të bëhet mik vetëm për disa muaj. Miqësia në lidhje zhvillohet dhe ndërtohet dhe është e mundur që edhe vetë marrëdhënia të prishet dhe rindërtohet përsëri vite më pas, kurse miqësia mbetet. Është e mundur ta përjetoni mikun si mik, të llogaritni në miqësinë e tij dhe të mbështeteni tek ai – kjo është ajo që mund të arrihet në lidhje të gjatë. Nëse e humbni këtë, nëse partnerët në shumë vite nuk arrijnë të bëhen miq, atëherë, përjetojnë skenarin e jetës me armikun dhe kjo është e trishtuar, e mundimshme dhe e padenjë. Por njerëzit zgjedhin edhe marrëdhënie të tilla, ndoshta për shkak të ndjenjës së përkatësisë, interesave të përbashkëta, seksit të mirë – dhe këto nuk janë gjëra që mund të injorohen.
Gatishmëria për periudha afatgjate
Kur e dini se aspak nuk mendoni të mbeteni njëri pa tjetrin, së paku jo ashtu që ndonjëri do të heqë dorë, tradhëtojë, ndahet, gjërat janë ndryshe. Partneri bëhet dikush i yti, i lindur, problemet dhe shqetësimet e të cilit i keni të afërta dhe në jetën e të cilit merr pjesë në çdo aspekt. Bashkarisht i analizoni planet dhe vendimet, përpiqeni që njëri tjetrin ta ndihmoni në realizimin e vetëaktualizimit, sepse e dini se për marrëdhënie afatgjate më e mira është kur secili nga ju është vetja, i arritur dhe mbushur në jetën e tij.
Seksi është më i mirë
Edhe pse në përgjithësi vlenë se meshkujt i eksiton ndryshimi, kurse gruaja e don vetëm një të dashur, njeriun dhe princin e saj, në jetën reale seksi i partnerëve është më i mirë (dhe me kalimin e viteve edhe më i mirë) se cila do aventurë apo fantazi e realizuar. Të njohësh trupin e dikujt, dëshirat dhe prirjet e tij, të përmbushësh nevojat e dikujt në shtrat, është privilegj dhe përparësi e madhe në intimë. Këtu nuk ka vend për moskuptime – gjithçka është haptas, ashtu siç duhet të jetë, çdo përgjigje arrihet lehtë, nuk ka tensionim për shkak të mospërmbushjes së mundshme të premtimeve. Afrimiteti, përkatësia, relaksimi dhe miqësia shprehen edhe në intimitetin truporë dhe mbajnë lidhshmërinë trupore në të njëjtën mënyrë si aspektet tjera të lidhjes./femra.net/
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...