Osmani: Buxheti i vitit 2018 si i vitit të kaluar, fondi për veriun askund

12:36 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Naser Osmani anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e LDK-së tha se buxheti i vitit 2018 është pothuajse identik si buxheti i kaluar.

Megjithatë, sipas tij, pjesa e të hyrave është planifikim real.

“Te pjesa e të hyrave konsideroj që është planifikim real dhe një gjë e tillë mund të bëhet duke u bazuar në të hyrat e Doganës dhe ATK-së”, tha Osmani, shkruan arbresh.info.

Osmani tha se ajo çka është e mirë është deficiti sepse është ruajtur rregulla fiskale.

“Ajo që mua më ka brengos janë investimet kapitale dhe konsideroj që duhet me gjet një formulë për këtë”, ka thënë ai.

Ai tha se pavarësisht të gjithave buxhetin e konsideron profesional.

Kurse sa i përket Fondit të Veriut tha se nuk e pa askund të përmendur këtë çështje./arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme