Cristiano Ronaldo duket se do t’i jap fund kohës së tij në Bernabeu.
Ylli i Real Madridit ka postuar një foto të çuditshme në rrjetin social Facebook duke lënë të kuptohet se po lagohet nga kampioni i Spanjës dhe Evropës, shkruan portali arbresh.info.
32-vjeçari ka pasur probleme të shumta këtë edicion dhe raportet nga mediat spanjolle pretendojnë se zhveshtorja tashmë nuk është nën drejtimin e tij.
Pas incidentit me kapitenin Serigo Ramos, një përçarje ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Iscos besohet se ka ndodhur së fundmi dhe ylli i ‘Los Blancos’ nuk dëshiron të jetë më në skuadër me reprezentuesin spanjoll.
Pavarësisht formës së shkëlqyer në Ligë të Kampionëve, ish ylli i Manchester United ka realizuar vetëm një gol këtë edicion në La Liga.
MLS, Super Liga e Kinës, Paris Saint Germain ose rikthimi te “Djajtë e Kuq” mund të jenë disa nga opsionet e mundshme për fituesin e katërfishtë të Topit të Artë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/Cristiano/photos/a.10151985306187164.1073741843.81221197163/10155981136512164/?type=3
Një 65 vjeçare vdes në spitalin e Gjakovës, policia nis heti...
Sa mund të fitojë Juventusi nga transferimi i Szczesnyt te B...
Policia gjobit me 300 euro shoferin për tejkalim të shpejtës...
Sa mbështetje ka Hezbollahu në Liban?
Plani për një shtet Bektashi, Rama: Status si një përfaqësi ...
“Ronaldo nuk i përmbushi standardet e Ten Hag në Man Utd”, i...