Arrestohet një femër pasi i vuri zjarrin një banese në “Bregun e Diellit”

11:50 | 22 Nëntor 2017
L G

Dje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë u raportua se një ndërtesë banesore u përfshi nga zjarri.

Për këtë rast policia ka arrestuar një femër pasi dyshohet se ajo e ka ndezur zjarrin. Lëndime kanë pësuar disa persona.

“Brendësia e banesës është djegur në tërësi dhe një kat më poshtë ka pësuar dëme materiale”, njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme