Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se nuk pret ndryshim rezultatesh nëpër komuna pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.
Rrustemi, në një intervistë për arbresh.info nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka deklaruar se votat me kusht dhe ato me post vetëm se do ta forcojnë rezultatin e secilit kandidat që ka fituar zgjedhjet lokale në rrethin e dytë.
“Sa i përket votave me postë për fat të keq ka pak votues që kanë votuar nga mërgata. Unë konsideroj që mërgata do të duhej të përfshihej shumë më shumë në procesin zgjedhor të 19 nëntorit por edhe më parë. Ato janë shifra simbolike dhe nuk e reflektojnë gatishmërinë e mërgatës për të marrë pjesë. Nuk pres në asnjë mënyrë ndryshim të rezultatit, ne do të shohim nesër numërimin por nuk ka mundësi të jetë ndryshe, votat me kusht do të konfirmojnë fituesit e shpallur ditën e zgjedhjeve, votat me postë veç do ta thellojnë fitoren e secilit kandidat”, ka thënë Rrustemi.
Sipas tij, Vetëvendosje aktualisht ka gjashtë vëzhgues të cilët po përcjellin procesin që po zhvillohet në QNR.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1604474639617622/
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja