“Messi i Japonisë” krijon një tjetër luftë mes Barçës dhe PSG-së

11:23 | 22 Nëntor 2017
Arbresh Info

Paris Saint Germain është e vendosur për të nisur një tjetër luftë për transfere me Barcelonën pasi ata synojnë nënshkrimin me “Messin e Japonisë, Takefusa Kubon.

Gjiganti spanjoll ishte detyruar të lëshojë sensacionin e mesfushës, kur ai ishte 13 vjeçar në vitin 2015 pasi ata ishin sanksionuar nga FIFA për thyerjen e rregullave në transferimin e një lojtari të ri, transmeton portali arbresh.info.

Kubo u rikthye te vendlindja e tij dhe bëri debutimin e plotë te FC Tokyo. Tani, në moshën 16-vjeçare, ai është në radarin e një numri të madh klubesh evropiane pasi shkëlqeu muajin e kaluar në Kampionatin Botëror U17.

Barcelona ishte detyruar të lë të lirë talentin Takefusa Kubo në vitin 2015 por shpreson rinënshkrimin me të

Barcelona ka vëzhguar progresin e të riut dhe besohet se dëshiron rikthimin e tij në Camp Nou sërish kur të mbush 18 vite. Por, bazuar në ‘France Football’, zyrtarët e Paris Saint Germain kanë kontaktuar reprezentuesit e Kubos në përpjekje për të joshur atë për transferim në Liga 1.

Barcelona dhe PSG tashmë janë rival të mëdhenj pas asaj që ndodhi në merkaton e fundit verore me transferimin e Neymarit për 222 milionë euro.

Humbja e Kubos do të ishte një goditje tjetër madhështore për klubin katalunas që e vlerësonte atë si njëri nga top yjet gjatë dy viteve të tij në akademinë La Masia./arbresh.info/

Të ngjashme