Google ADS

Gjërat që ju shqetësojë në një lidhje dashurie sipas shenjës suaj të horoskopit

10:35 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

A ndjeni ndonjëherë sikur po fajësoni universin lidhur me problemet në marrëdhëniet tuaja në çift? Nuk është se e keni dhe aq gabim. Astrologët shpjegojnë se shpesh shenja e horoskopit dhe pozicionimi i yjev ndikojnë në aktivitete të ndryshme të jetës, përfshirë edhe lidhjet dashurore.

Ja se çfarë i shqetëson më shumë shenjat e zodiakut në një lidhje dashurore.

1-Dashi: Kjo është shenja më ‘’e padurueshme’’ e zodiakut, kështu që mund të keni vështirësi të jeni me dikë që është më i ndjeshëm dhe i kujdesshëm në një lidhje. Mësoni të jeni të durueshëm në marrëdhënien tuaj dhe lëreni që partneri juaj të marrë drejtimin ndonjëherë.

2-Demi: Kjo shenjë dëshiron të zotërojë dhe të llastojë të dashurit e tyre. Dëshironi të keni një marrëdhënie të butë, të afërt dhe plot sensualitet. Megjithatë duhet t’i lini partnerët tuaj të marrin frymë dhe të kenë hapësirën e tyre ndonjëherë.

3-Binjakët: Gjithmonë lakmitarë, binjakëve u duhet pak kohë të vendosin për të pasur një partner, partnere. Ata janë gjithnjë kuriozë dhe kërkojnë përvoja të reja, sfida dhe janë shumë energjikë.

4-Gaforrja: Kjo shenjë ka nevojë të ndihet e sigurt dhe e mbrojtur. Është e rëndësishme që t’i jepni sigurinë dhe romanticitetin, përndryshe ju braktis.

5-Luani: Luani ka nevojë për shumë vëmendje, më shumë se shenjat e tjera. Në qoftë se nuk merr vëmendje të mjaftueshme nga partneri ai, ajo largohet.

6-Virgjëresha: Kjo shenjë ka tendencë të jetë tepër kritike ndaj vetes dhe të tjerëve duke harruar të argëtohet me partnerin.

7-Peshorja: Kjo shenjë i kushton rëndësi partnerit më shumë se çdo shenjë tjetër. Ajo i jep të njëjtën rëndësi të dy anëve të ekuacionit duke e pasur të vështirë të marrin një vendim.

8-Akrepi: Kjo shenjë është shumë e përkushtuar ndaj partnerit dhe në disa raste mund të jetë edhe mbytëse. Akrepi ka nevojë për një person që e kupton dhe nuk ndihet i kërcënuar nga ai. Janë të qartë, të drejtpërdrejtë, por edhe paksa misteriozë kur duan.

9-Shigjetari: Për shigjetarin është shumë e rëndësishme të ruajë lirinë e tij në një marrëdhënie, për këtë arsye ka nevojë për një partner që ta kuptojë këtë gjë.

10-Bricjapi: Këto shenja kanë nevojë për stabilitet dhe një marrëdhënie harmonike lidhur me ambiciet personale të gjithësecilit.

11-Ujori: Ujori ka një ideal të tijin të dashurisë që i bën partnerët e tyre të vështirë për t’u përshtatur. Kjo shenjë duhet të mësojë të zotërojë emocionet dhe të lejojë partnerët të shprehin ndjenjat e tyre ashtu siç i kanë.

12-Peshqit: Janë romantikë, ëndërrimtarë dhe pëlqejnë pavarësinë. Këto shenja janë një kameleon i vërtetë për t’u përshtatur me ndjenjat e partnerit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme